Policia greke ka bllokuar një tjetër sasi kanabisi që vinte nga Shqipëria. Droga po transportohej nga Shqipëria për në Greqi me një makinë.

Mjeti është arritur të ndalohet në zonën e Artës. Në pranga ranë dy shqiptarë 52 dhe 63-vjeç.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 53 pako me 55 kg 650 gr marijuane, ndërkohë që janë sekuestruar dhe 2 celularë. Report Tv sjell pamjet e drogës që është sekuestruar.