Të dielën grekët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re pas dorëheqjes së kryeministrit Tsipras. Por liderit të Syrizës do t’i duhet të përballet jo vetëm me opozitën e Demokracisë së Re por edhe me armikun e brendshëm, dikur aleatin e tij më të ngushtë. Dy ditë para zgjedhjeve ish-ministri i Financave Varufakis del hapur jo vetëm duke mos votuar Syrizën sic edhe pritej, por duke deklaruar hapur votën pro fraksionit të Bashkimit Popullor edhe pse s’është dakord me alternativën e këtyre të fundit për të nxjerrë vendin nga euro.
Deklaratë kjo që rëndon disi pozitat e ish-kryeministrit Tsipras i cili kërkon mbështetje nga aleatët e tij ideologjik të Evropës. Kështu në mitingun e fundit në sheshin Sintagma Tsipras shfaqet përkrah liderit të Podemos i ardhur enkas nga Madridi.
Sipas liderit spanjoll Tsipras është një luan. Mbështetje për liderin e Syrizës kanë dhënë dhe italianët e “Brigada Kalimera” të ardhur në Greqi për të tretën herë brenda një viti.
Ndërkaq gara mes dy partive kryesore Syrizës dhe Demokracisë së Re është shumë ë afërt dhe për këtë arsye zgjedhjet e së dielës priten me nje interes të madh jo vetëm në Athinë por edhe ne Bruksel. Tsipras është shfaqur i sigurt në fitore ndërkohë që lideri i opozitës Meimarakis është dukur më realist madje duke lënë të hapur mundësinë për një koalicion të madh pas zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet me interes për të parë se cili do të jetë ndikimi dhe vota që do të marrë fraksioni i Syrizës që detyroi kryeministrin Tsipras të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO