TIRANË - Prokuroria për Krime të Rënda kërkon në gjykatë dënimin me 11 vjet burgim për shtetasen greke Maria Ktazogou, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”,në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
Procesi ndaj saj u zhvillua me gjykim të shkurtuar,duke përfituar në këtë mënyrë uljen e 1/3 së dënimit nëse shpallet fajtore.
E pandehura është arrestuar në 02 dhjetor të 2014-ës në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, duke dalë nga Shqipëria, në tentativë për të trafikuar rreth 28 kg lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën e kishte fshehur në automjetin e saj.
Në bazë të hetimit rezultoi se kjo shtetase,për të shmangur dyshimet në kontrollin kufitar,kishte marrë me vete edhe vajzën e saj të mitur 3-vjeçare. Pavarësisht këtij plani, makina e saj i është nënshtruar kontrollit dhe më pas është konstatuar sasia e lëndës narkotike.
Nga shërbimi dentar në trafikante droge
Sipas pretendimeve fillestare, e pandehura pretendonte se vinte në Shqipëri për të kryer shërbim dentar (në fakt, kjo është e provuar pranë një klinike në Gjirokastër). Në datë 16.10.2014 (pak kohë para arrestimit), kjo shtetase ka hyrë në territorin shqiptar me automjetin e saj tip Citroen dhe, sipas deklarimeve paraprake, është shprehur se mjeti ka pasur defekt dhe ka telefonuar një shtetas shqiptar, të cilin e kishte njohur në Greqi, por që në ato ditë ishte në Shqipëri (Tepelenë), për ta ndihmuar. Ky i fundit, i njohur vetëm me emrin “B…”, e ka ndihmuar, duke i marrë makinën dhe e pandehura është rikthyer në Greqi si këmbësore. Në fund të muajit nëntor 2014, “B….” e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që makina është rregulluar dhe e pandehura është nisur nga Greqia, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën, për të marrë mjetin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com