Grenell kërcënohet nga shqiptarët: Kur të vini në Shqipëri do t’iu presim kokën! Ish i dërguari i SHBA-së në Kosovë: Do të ju denoncoj

Grenell kërcënohet nga shqiptarët:  Kur të vini në Shqipëri do t’iu presim kokën! Ish i dërguari i SHBA-së në Kosovë: Do të ju denoncoj

Ish-i dërguari Special i SHBA-ve për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka denoncuar ditën e sotme kërcënimet që i kanë dërguar disa shqiptarë. Të martën, Grenell mori një kërcënim në Instagram nga një shqiptar se do t’i pritej koka, sapo të hynte në Shqipëri dhe se shqiptarët nuk harrojnë kurrë kur japin fjalën për diçka.

Mesazhet sipas tij përmbajnë gjuhë urrejtje e cila e ka trembur ish të derguarin special të SHBA, ndërkohë ky i fundit ka thënë se mesazhet e dërguara drejt tij do të përfundojnë në prokurori.

Mesazhi në inbox: Kur të vish në Shqipëri do të të presim kokën, po të presim të gjithë. Nuk të harrojmë.

Richard Grenell: Kjo nuk i afekton shqiptarët, ky person duhet të raportohet tek Policia lokale. Dhuna dhe homofobia janë të neveritshme. Unë jam gjithmonë i lumtur të lexoj komente të kujdesshme, por njerëzit nuk e dëgjojnë mendimin tuaj kur ju bëni kërcënime fizike.

Grenell nuk kishte treguar se cila ishte arsyeja e kërcënimit  por të hënën ai përgëzoi popullin serb për Vidovdan, një nga festat më të mëdha serbe, e cila provokoi reagime të dhunshme nga publiku, si dhe disa politikanë të Prishtinës si Vlora Citaku dhe Behgjet Pacolli.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës