Diplomati amerikan Richard Grenell, ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Davos si dhe postimin e komisioneres për anëtarësim Marta Kos lidhur me një takim me presidentin serb.
“Evropa është në telashe. Të gjithë e shohim këtë”, shkruan Grenell teksa ka shpërndarë një fragment të fjalës së Vuçiç në Davos.
“Kam marrë pjesë në Davos për një kohë të gjatë dhe nuk kam parë kurrë njerëz kaq të shqetësuar. Askush nuk buzëqesh. Sepse askush nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja”, është një pjesë e shkëputur nga fjalimi i Vuçiç.
Ndërkohë më parë, Marta Kos është takuar me përfaqësuesin e Serbisë, një vend kandidat për anëtarësimin në Be që prej vitit 2014, por procesi tashmë na ‘ngrirë’ për shkak të mospëmbushjes së reformave, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, retorikës anti-BE dhe përafrimit me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht në lidhje me Rusinë dhe Kosovën.
“U takova me Vuçiç për të diskutuar reformat që Serbia ka nevojë për të qëndruar fort në rrugën e saj evropiane dhe për të çuar përpara Planin e Rritjes. Ne ramë dakord të shtojmë punën tonë të përbashkët për sigurinë energjetike, duke ulur varësitë dhe duke punuar së bashku drejt një Evrope të pavarur”, ka shkruar Marta Kos.
Ndërkohë diplomati amerikan, teksa e ka ripostuar në Tëitter, shkruan: Evropa është në telashe - ekonomitë tuaja janë mbytur nga Brukseli. Inovacioni është pothuajse i vdekur. Kompanitë nuk po rriten brenda Evropës. Vuçiç duhet të ndjekë rrugën e SHBA-së - jo rrugën evropiane.
Komente







