I Dërguari Special i Donald Trump për Misione të Veçanta të SHBA, Richard Grenell, ka reguar në lidhje me zhvilimet e fundit në Kosovë, pasi Presidentja Vjosa Osmani shpërndau parlamentin dhe nisi konsultimet për zgjedhjet e reja. Pasi parlamenti nuk ia doli të zgjedhë presidentin e ri zhvillimin e zgjedhjeve ai e ka cilësuar një lajm të mirë. Por Grenell, e lidh këtë zhvillim me rikthimin e ish Presidentit Hashim Thaçit.
“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, shkruan Grenell në X.
Excellent news.
God is preparing all of us for the return of @HashimThaciRKS!
Thaci for Prime Minister. ?? https://t.co/Hwi5M3ubeQ— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 7, 2026
Komente











