
Për shkak të protestës së fermerëve në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet. Funksionimi i këtij aksi rrugor do të kufizohet në fashën orare 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke).
Policia Kufitare Greke informon se për të qarkulluar do të lejohen vetën automjetet e emergjencave.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.
Greqia është “paralizuar” prej ditësh nga protestat e fermerëve, të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni. Ata janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria.
Lajmi kryesor:
Greqi/ 80 bllokada nga fermerët, radhën e kanë portet dhe ura në Patras! Ndalohet për 3 orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Komente











