Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi, shqyrtoi sot kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai për t’u liruar me kusht nga burgu i Domokosit.
Sipas mediave greke, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për në datën 6 qershor 2025, siç deklaroi një prej avokatëve të tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.
Alket Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet. Alket Rizai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003, pasi arratisjet gjatë kësaj kohe i lejuan të gëzonte vetëm disa muaj liri. Por vitet e fundit, sjellja e tij e kishte lejuar edhe të merrte leje nga burgu, si në janar 2021.
Në atë kohë, në një zonë të Lamisë, policët e Departamentit të Veprimit të Shpejtë që po kontrollonin një automjet të dyshimtë në të cilin hipnin dy kriminelë, panë të hipur edhe Alket Rizai, i cili kishte marrë leje 5-ditore të ligjshme.
Komente











