Greqi, Alket Rizait i gjenden thika
celularë dhe shishe vere në qeli

Greqi, Alket Rizait i gjenden thika<br />celularë dhe shishe vere në qeli
ATHINË - Alket Rizait i janë gjetur dhe sekuestruar pesë thika të sajuara, dy telefona celularë, 3 palë dorashka, 6 karta sim dhe 12 shishe me verë në qelinë e tij në burgun e Domokos, ku vuan dënimin e përjetshëm.
 
Lajmin e bën të ditur gazeta greke “Kathimerini”. Se si u futën objektet në qelinë e shqiptarit të famshëm për arratitë e tij spektakolare policia tashmë po kryen një hetim paraprak.

Siç vihet në dukje në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë, hetime janë duke u kryer në të gjitha burgjet në vend, pasi kontrollet e kryera kohët e fundit në vendet e ndryshme të paraburgimit kanë gjetur dhe sekuestruar thika të improvizuara, telefona celularë etj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk