GREQI - Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Igumenicës pasi janë autorë të grabitjes së 2 fadromave prone e formës së ndërtimit "Argirostropo Thesprotia" me seli në Igumenicë. Shqiptaret janë të moshave 26 dhe 28 vjeç.

Në momentin e arrestimit, atyre ju janë gjetur dokumentet shqiptare pasaporta dhe letërnjoftimet të cilat kishin kaluar afatin e qëndrimit në Greqi.

Nga bilanci i kryer, doli se përveç dy fadromave, ata kishin grabitur një sasi veglash pune që kishin vlerën e 5 mije eurove, ndërsa kishin përdorur një maske dhe dy palë dorashka për të humbur gjurmët në ambientet e firmës së ndërtimit.

Sipas Policise Greke, dy shqiptarët janë me precedentë penalë jo vetëm në Greqi por edhe në Shqipëri si praktikues të grabitjeve të instrumenteve të ndërtimit dhe të karburantit.

Ata kishin pohuar se fadromat do ti copëtonin dhe do t'i shisnin më vonë si pjesë këmbimi pasi vlera e tyre shkon deri në 30 mijë euro.


(b.m/shqiptarja.com)