Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ndërsa mediat raportojnë se një shtetas shqiptar 47 vjeçar është arrestuar në ishullin e Mytilinit pasi dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij 13 vjeçare.

Policia njoftoi se e arrestoi babanë në banesën e tij. Ai fillimisht i mohoi akuzat, por pas ballafaqimit me hetimet dhe dëshmitë u detyrua të pranojë se abuzonte me vajzën e tij prej më shumë se dy vitesh.

47-vjeçari është dërguar tashmw në gjykatë. Mediat raportojnë se vajza përdhunohej sistematikisht nga i ati prej mëse dy vitesh dhe se ky e fundit e kërcënonte për të mos treguar. Rëndesën psikologjike të vajzës mediat raportojnë se e ka vënë re mësuesi i vajzës.

Vajza banon në fshatin Thermi të ishullit të Mytilinit, së bashku me nënën dhe 3 fëmijët e tjerë të familjes.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com