ATHINË, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Banka Qendrore Evropiane rriti sot, për herë të dytë këtë javë, tavanin për ndihmën emergjente (ELA) që ajo do t'u akordojë bankave greke, theksoi një burim bankar grek, por për një shumë që nuk është zbuluar.
Agjencia gjysmëzyrtare greke ANA besonte se rritja ka qenë prej 3,3 miliardë euro, shuma më e lartë që kur BQE vendosi në muajin shkurt për të financuar nëpërmjet këtij mjeti të vetëm bankat greke.
Sipas këtij burimim nuk është konstatuar problem me financimin e bankave greke dhe qeveria shpreson për një rezultat pozitiv në samitin që do të mbahet të hënën në Bruksel./
/ec/