PATRA - Koha për drejtësi ka arritur për të ashtuquajturën “Vejusha e zezë", minoritaren shqiptare që vret e mashtron burra, pasi dje në gjyqin e fundit ndaj saj, gjykata vendosi ta burgoste përjetësisht.
Eva (Evangeli) Zhanga, 52-vjeçarja nga Thiva e Sarandës u dënua për vrasjen e biznesmenit 42-vjeçar grek Tasos Tsagaropoulos, të cilin me ndihmën e një tjetër greku dhe një shqiptari, e kishte çimentuar. Eva Zhanga, gruaja nga Shqipëria, akuzohet se vrasjen e ka kryer më 24 maj 2009, duke pasur si bashkëpunëtor partnerin A. P., që vdiq disa muaj më vonë nga “kanceri” dhe një bashkëpatriot nga Shqipëria, me inicialet N. K., i akuzuar për ndihmë në aktin makabër.
Sipas aktakuzës,52-vjeçarja, fillimisht i hodhi qetësues biznesmenit grek në lëngun e portokallit dhe bashkë me partnerin e saj, e goditi Tason 3 ose katër herë në kokë me një çekiç dhe më pas në qafë. Më pas, Eva, A. P., dhe shqiptari N. K., e kanë murosur në vaskë.
Në regjistrat e gjendjes civile të Komunës së Dhivrit, ajo figuron me emrin Panago. Më tej është transformuar në Evangjelia, për të pësuar shndërrimin e fundit në Greqi, ku më së shumti njihet thjesht Eva. Është person në kërkim nga policia shqiptare dhe Interpol Tirana.
Pasi vrau të shoqin në Sarandë dhe iku në Greqi, shkoi në Amerikë, ku gjeti një burrë të pasur me të cilin u martua e fitoi shumë para. E bindi burrin e radhës që të kthehen në Greqi, ku e braktisi në një azil pleqsh.
Mbi të rëndojnë denoncime për rrëmbim pasurie nga familjarë të 13 burrave pleq në Kretë, Volos, Selanik dhe Peloponez. Bëmat e Eva Zhangës vërtiten sa në instinktin e vrasëses, aq edhe në vesin e mashtrimit. Ndërkohë ajo kishte aftësinë të “ngjiste” shkallët e shoqërisë, duke ofruar trupin për njerëz të moshuar dhe të pasur.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com