Greqi, çelet shkolla e parë shqipe
në Fenikas të Kallamarjasë

Greqi, çelet shkolla e parë shqipe<br />në Fenikas të Kallamarjasë
GREQI- Ditën e shtunë në 31 maj rreth orës 19:00 u hap shkolla e parë shqipe në Fenikas të Kallamarjasë. Nismëtare të këtij evenimenti u bënë, shoqata “Drita e Diturisë”, lidhja e intelektualeve dhe studentëve për Selanikun dhe Greqinë e Veriut në bashkëpunim me Partinë Socialiste në Selanik.

Pas një përpjekje disa javore, në bashkëpunim me krye bashkiakun e Kallamariasë dhe drejtorin e shkollës fillore nr. 9 në Fenikas z. Jorgos Liampis, në mbështetje dhe të shtëpisë botuese “Albas” për sigurimin e librit të “abetares” dhe mjeteve të tjera mësimore. Në këtë eveniment ishin të pranishëm, z. Artur Porpollogu, z. Artian Qirici i deleguar nga Ministri i mirëqenies sociale z. Erjon Veliaj.

Pas përshëndetjeve në fjalë nga kryetarja e shoqatës zj. Fotini Shehu si dhe drejtori i shkollës z. Jorgos Liampis, përshëndetën dhe Artur Porpllogu, Artian Qirici dhe perfaqësuesja e shtëpisë botuese "Albas". Gjatë mbylljes së evenimentit u recituan vjersha patriotike, tekste të abetares shqipe si dhe u shpërndanë disa libra në gjuhën shqipe. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike