Greqi, censusi: 4.4 % e
popullsisë janë shtetas shqiptarë

Greqi, censusi: 4.4 % e<br />popullsisë janë shtetas shqiptarë
ATHINË - ELSTAT publikon të dhënat e censusit të zhvilluar në Greqi, dy vite më parë. Shifrat e censusit të vitit 2011, rendisin shqiptarët në vend të parë, me numrin me të madh të emigrantëve që banojnë në territorin grek.
 

Emigrantët shqiptarë të cilët nuk kanë përfituar nënshtetësi greke, por që jetojnë dhe punojnë atje përbëjnë 4.4 % të gjithë popullsisë në Greqi

Nga shifrat e paraqitura, 52.7% e të huajve që jetojnë në territorin grek janë shqiptarë, që do të thotë 478.043 vetë, duke vijuar me 8.3% bullgarë, 5.1% rumunë, 3.7% pakistanezë dhe 3% gjeorgjianë. 

Sipas të dhënave të dala nga ELSTAT, numri i emigrantëve nga vendet jo europiane është 708.000 vetë nga vendet e Bashkimit Europian, 199.101 vetë janë qytetarë të BE, ndërsa 4800 të tjerë janë deklaruar pa kombësi. 

Shifrat e vitit 2011-të, tregojnë se mosha mesatare e grekëve është 41 vjeç, ndërsa në Mykonos, në ishullin e turistik, regjistrohet mosha më e ulët 37 vjec dhe në Hariana mosha më e lartë 49 vjeç. 

Të dhënat e këtij censusi, të zhvilluar në vitin 2011, tregojnë se popullsia greke përbëhet nga 10. 815 mijë banorë, ku 49% e kësaj popullsie janë meshkuj dhe 51% femra.

Censusi në fjalë, jep gjithashtu të dhëna mbi numrin e emigrantëve që banojnë në territorin grek. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti i vendosur në kalendarin e aleancës! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti i vendosur në kalendarin e aleancës! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon