ATHINË, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras paraqiti sot propozimet greke në kuadër të një marrëveshjeje të përbashkët gjatë bisedave telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, François Hollande dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, theksuan këto shërbime në një komunikatë.
Sipas kësaj komunikate, kjo marrëveshje duhet të sjellë një zgidhje përfundimtare dhe përkohshme për çështjen greke, pa dhënë detaje nëse propozimet e bëra janë të reja, ashtu si ishte kërkuar nga kreditorët e Greqisë (BE, BQE, FMN) para takimit të një samiti vendimtar të zonës euro./
/ec/












