ATHINË, 19 janar /ATSH-ANA-MPA/ - Maxhorancë të SYRIZA-s më 25 janar kërkoi në qytetin grek të Volosit, Aleksis Cipras, gjatë fjalimit të tij elektoral.
"Më 25 janar do të mbyllen përfundimisht llogaritë me të kaluarën politike", deklaroi Cipras.
Paralelisht, kryetari i SYRIZA-s bëri një hapje ndaj votuesve që qendrës, si dhe posaçërisht ndaj atyre të "Demokracisë së re" duke komentuar se "Samaras i konsideron votuesit tradicionalë të 'Demokracisë së re' si pronë të tijën. Mirëpo do të përgënjeshtrohet keqas".
"Votuesve të 'Demokracisë së re' u dërgoj një mesazh të qartë. Na jepni fuqi dhe ejani me ne të pretendojmë realisht një zgjidhje më të mirë për atdheun tonë, brenda eurozonës. Objektivi ynë është të bashkojmë grekët dhe të bëjmë vepër ndjeshmërinë sociale që nuk duhet të jetë monopol i askujt", theksoi Cipras.
"Fitorja e SYRIZA-s mund të jetë fillimi i fundit të shtrëngesës dhe i memorandumeve", tha Cipras duke akuzuar sërish kryeministrin Samaras se spekulon me rrezikun, se është populist dhe se jep premtime boshe.
"Tashmë është vonë. Populli e ka marrë vendimin e tij. U ka kthyer shpinën shantazhuesve dhe terrorizuesve", përfundoi kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Cipras.
Greqia zhvillon më 25 janar zgjedhje të parakohshme parlametare, shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit./ a.jor.