Kryeministri grek, Aleksis Cipras fillon nesër një vizitë zyrtare në Rusi ku pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin, homologun Dmitri Medvedev dhe Patriarkun Kirill, deklaroi shefi i qeverisë greke në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, TASS.
Cipras do të mbajë edhe një fjalim në Universitetin e Moskës.
"Pritet që në bisedime të preken çështja e uljes së çmimit të gazit rus për vendin ballkanik si edhe hua të reja nga Moska për Athinën", tha gazeta ruse "Kommersant".
Si këmbim, pritet që Rusia t'i kërkojë Greqisë më shumë akses në shitjen e pasurive publike që Athina do të kryejë./ atsh /
/Shqiptarja.com