ATHINE- Ka dështuar protesta e paralajmëruar për ditën e sotme në Athinë, në shënjë kundërshtie ndaj reformës territoriale në Shqipëri. Në sheshin para Parlamentit grek dhe Ministrisë së Jashtme mungonin edhe vet organizatorët.

Organizata  e ashtuquajtur “Epiri i Veriut 1914”, një ditë më parë në një letër publike paralajmëroi për një protestë, që kundërshtonte hartën e re me 61 për ndarjen territoriale, si dhe bashkimin e Himarës, Vranishtit dhe Lukovës.

Protesta ishte paralajmëruar përpara zyrave të Komisionit Europian dhe sipas thirrjes që bënte organizata “Epiri i Veriut 1914”  theksohej  “ndarja administrative e planifikuar nga Tirana, është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut për pakicat kombëtare të miratuara nga organizatat ndërkombëtare”.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)