Greqi, emigranti shqiptar: Unë
pjatalarësi që u bëra shef kuzhine 

Greqi, emigranti shqiptar: Unë<br />pjatalarësi që u bëra shef kuzhine 
Jeta të përballë me shumë vështërsi. Shumë prej nesh përpiqen të gjejnë një zgjidhje e për disa të tjerë, largimi është një formë e saj. Kushtet jo të mira ekonomike, kanë bërë që shumë familje shqiptare, të marrin përsipër rrezikun e të nisen drejt të panjohurës me shpresën se do të gjejnë diçka më të mirë.

Viti 1990 për familjen Hasani nga Memaliaj, do të mbahet mend gjatë, pasi jeta e tyre ka marrë një kthesë, e ku gjithçka nisi nga zero. Ravajol Hasani, fëmija më i madh i kësaj familjeje na tregon vështërsitë e mëdha me të cilat është përballur si emigrant në shtetin helen.

Tani është kuzhinier dhe menaxher në një kompani me më shumë se 200 restorante në zotërim, duke punuar përkrah shefave më të mëdhenj të kuzhinës botërore si Jamie Oliver. Historia e tij është sa e bukur aq edhe e vështirë.

Ravajoli i kthyer në Jorgos, u bë nga një lavapjatës në në masterchief. Momenti më i bukur që djaloshi nga Memaliaj kujton në fillimet e tij, është prova e ushqimeve e cila i krionte atij një ndjenjë të jashtëzakonshme, që s’mund ta përshkruante me fjalë por preferonte vetëm ta ndjente.

Pavarësisht se është larguar nga Shqipëria në moshën pesë vjeçare, ai flet mjaft mirë gjuhën shqipe, edhe pse këtë gjë nuk e pranon lehtë. Shqipërinë arriti ta vizitojë pas 25-vjetësh pasi ishte larguar ku kishte vetëm një qëllim, të shikonte se si janë janë standardet dhe niveli i gastronomisë shqiptare.

Në çfarë moshe jeni larguar nga Shqipëria?
Shpresa për një jetë më të mirë e ka detyruar familjen time të largohet nga Shqipëria për t’u zhvendosur në Greqi. Kam qenë vetëm pesë vjeç kur prindërit e mia kanë bërë këtë zgjedhje, dhe atëherë normalisht nuk e kuptoja se çpo bënim.

Me çfarë je marrë para se të bëheshe kuzhinier?
Deri në moshën 16- vjeçare kam ndjekur shkollën e mesme në kryeqytetin grek, në Athinë. Më pas më është dashur të punoj. Kam punuar si lavapjatës në një restorant që quhej ‘Ebleon’. Si çdo fillim, ishte pak i vështirë, punoja shumë deri në orët e para të mëngjesit por paguhesha shumë pak.

Si e zbulove talentin tënd për kuzhinën?
Kur punoja duke larë pjatat në restorant, shikoja teksa gatuanin kuzhinierët. Gjithmonë qëndroja afër shefave kur vinte momenti i provës së ushqimit. Ishtë një moment që më krijonte një ndjesi shumë të veçantë, që e ndjej ende kur provoj gatimet. Duke qenë se prindërit i kisha në punë, gatuaja unë vaktet në shtëpi. Pak kisha parë dhe nga babai im. Pas disa muaj, mentori im, që tani është shoku im, shefi dhe njëkohësisht dhe jurist Spiros Dossis, dalloi diçka të veçantë ndoshta te unë, dhe më mbante pranë vetes dhe më bëri ndihmës kuzhinier. Unë vazhdova mësimet në shkollën e Kulinarisë në Athinë. Në mëngjes ndiqja mësimet, e ndërsa në darkë punoja si ndihmëskuzhinier.

Sa e rëndësihme ka qenë vazhdimi i shkollës së kuzhinës për ty?
Shumë, më ka dhënë një ndihmë shumë të madhe. Pas pesë viteve si ndihmëskuzhinier, kam bërë hapin më të rëndësishëm në karrierën time. Fillova masterin në një ndër shkollat më të mira të famshme të kulinarisë në Paris, në ‘Gordon Blue’. Aty u diplomova si shef kuzhine me standarte botërore por edhe si menaxhues të hoteleve dhe restoranteve.

Pas diplomimit në Paris, cili ishte hapi tjetër që hodhe?
Më pas u riktheva në atdheun tim të dytë, në Greqi. Punova disa kohë si shef në disa restorante këtu po për një eksperiencë më shumë u zhvendosa në Skandinavi ku qëndrova për rreth një vit. Kur ktheva në Qipro, hapa restorantin e parë ku fillova të bashkëpunoja me restorante të tjera, ku më i rëndësishmi është ai aktual, me ‘Beer Academy’. Kjo kompani zotëron rreth 200 restorante, luan një rol shumë të rëndësishëm në fushën e turizmit dhe gastronomisë, ku bashkëpunon me firma të fuqishme kombëtare dhe gjithashtu me shefa shumë të famshëm. E ndërsa pas disa viteve punë jamë bërë dhe menaxher.

Sa restorante menaxhoni ju, sa punonjës punojnë pranë jush?
Kompania ka disa menaxher që ndahen në sektor sipas punës, unë jam jam menaxher i përgjithshëm i restoranteve organizoj punën e 1000 punonjësve.

A ka shqiptarë të tjerë në këtë grup restorantesh?
Unë jam i vetmi shqiptarë në këtë kompani, çuditërisht. Fatkeqësisht nuk kam punuar kurrë me shqiptarë, këtu ku jam unë nuk ka shumë shqiptarë.

Nëse nuk do të ishte bërë kuzhinier, çfarë mendon se mund të ishe tani?
Më ka pëlqyer gjithmonë futbolli si çdo djalë, dhe mendoj se tani mund të isha një futbollist ose ndoshta dhe arkitekt.

Si mendoni, cila ka qenë arsyeja kryesore që ju jeni sot në këtë stad të karrierës, edhe pse vetëm 29 vjeç?
Kam punuar shumë fort por edhe e kam dashur me shpirt dhe me zemër. Mendoj që kur e do diçka kaq shumë nuk ka njeri që mund të të ndal ëndrrat dhe shpresat që t’i mund të arrish atje ku ti do.

Jeni larguar nga Tirana në moshën 5- vjeçare, pas sa vitesh u rikthyer përsëri?
Kam ndenjur për një kohë shumë të gjatë pa ardhur në Shqipëri dhe më vjen shumë keq për këtë. Puna, impenjimet ma kanë bërë të pamundur të rikthehem në atdheun tim. Pas 25 viteve mërgim, u riktheva në Tiranë.

Çfarë ndjeve kur je rikthyer, si e gjete Tiranën?
Më kishte marrë shumë malli, më vjen shumë keq që nuk kam mundur ta vizitoj më parë. Pashë që kishin ndryshuar shumë gjëra normalisht. Kishte përparuar shumë. Gjatë kohës që ndenja vizitova shumë hotele, restorante, biznese dhe pashë që zinxhiri turistik kishte funksionuar mjaft mirë, edhe pse do përsëri punë.

Ke ndonjë plan konkret, të hapësh ndonjë restorant tëndin këtu në Shqipëri?
Në fakt nuk kam një plan konkret, pasi jam në fazën që po mbledh informacione mbi kuzhinën shqiptare, por jam përpjekur që të jem në çdo organizatë apo event në mbështetje të Shqipërisë në fushën e gastronomisë.

Në çfarë kuzhine jeni specializuar?
Unë jam diplomuar për kuzhinë botërore dhe përpiqem shumë fort që të jap maksimumin te të gjitha.

Por cila është kuzhina që ty të pëlqen më shumë të gatuash?
Më pëlqejnë të gjitha nga pak, por më së shumti ajo moderne, afrohet pak dhe me tipin tim.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja