Greqi, gjendet e mbytur një
shqiptare, nis hetimi për vrasje

Greqi, gjendet e mbytur një<br />shqiptare, nis hetimi për vrasje
PATRA - Trupi i një gruaje shqiptare është gjetur në det, pranë Patras, Greqi dhe dyshohet se është vrarë. Antonia Zapa, 51 vjeçe nga Gjirokastra është emri i viktimës, ndërsa mjekësia ligjore ka zbuluar se para se të hidhej në det, ajo është rrahur. Pikërisht për këtë shkak, policia e Patras është duke hetuar në disa pista.

Mjekësia Ligjore ka dorëzuar një raport në polici, ku thuhet se, shqiptarja para se të mbytej është rrahur në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo për shkak sepse gjatë ekspertimit mjeko-ligjor janë gjetur hematoma të shumta në kokë, qafë dhe trup.

Aktualisht shkaku i vdekjes së 51-vjeçares shqiptare është mbytja, por tani çdo gjë ka ndryshuar dhe ka nisur hetimi për vrasje. Policia nuk ka ende detaje nëse, shqiptarja është vrarë në breg të detit apo në një vend tjetër dhe më pas është hedhur në ujë.

Prokuroria ka marrë dëshmitë e familjarëve të viktimës si dhe disa sende personale që shërbejnë për hetimin. Në banesën e saj, nuk kishte rrëmujë, ndërsa makina ishte parkuar në qendër të qytetit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?