ATHINE- Ilir Kareli, shqiptari i cili tre ditë më parë vrau me thikë gardianin e burgut Malandrinos në Greqi është gjetur i vdekur në qelinë e tij.
Sipas oficerëve të policisë, Kareli është gjetur i vdekur vetëm pak orë pasi ishte kthyer nga prokuroria ku ishte marrë në pyetje dhe kishte
kërkuar të falur.
Shqiptari Kareli qëndronte vetëm në qelinë e burgut dhe ishte i dënuar me 12 vjet burg. Sipas mediave greke, në korridorin jashtë qelisë ka kamera sigurie, kështu që do të kenë regjistruar incidentin.
Edhe Ministria greke e Drejtësisë ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes së shqiptarit.
Ditën e martë(25.03.2014), Ilir Kareli qëlloi për vdekje me thikë një gardian të burgut të Malandrinos. I burgosuri shqiptar pohoi se e kishte qëlluar gardianin pasi nuk e lejonin të shkonte të vizitonte nënën e tij.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com