GREQI - Një 24-vjeçar shqiptar u gjet i vetëvarur në një zonë të pyllëzuar në qytetin e Patras në Greqi.  I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas lajmëruan autoritetet.

24-vjeçari ishte vetëvarur me litar dhe kishte lënë një letër ku shpjegonte dhe arsyet e aktit të tij. Sipas informatave të mediave greke, i riu shqiptar u sakrifikua në emër të dashurisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)