GREQI - Një krokodil në ishullin e Kretës  të Greqisë ka shkaktuar habi te turistët, por edhe te banorët vendas, pasi Kreta nuk ka mjedis të përshtatshëm për rritjen e krokodilëve.
 
Pasi mbërriti në zonën ku ishte parë krokodili, policia vërtetoi praninë e zvarranikut të rrezikshëm për njerëzit rreth 2 metra të gjatë dhe ka dhënë arsyet pse ai mund të ndodhej aty.  “Është më se e qartë që ai nuk është ambienti natyral i krokodilëve, por dikush mund ta ketë lëshuar për ta hequr qafe”, tha zëdhënësi i policisë lokale për AFP
 
Dy ekspertë zvarranikësh nga Muzeu Natyror i Heraklionit pritet të mbërrijnë për ta kapur atë.
 
Policia greke u ka bërë apel banorëve të zonës dhe turistëve të shumtë që nuk ka vend për panik, ndërsa agjencia e lajmeve ‘Ana’ raporton se autoritetet janë të shqetësuara nga përhapjet e thashethemeve se një tjetër krokodil ndodhet në zonë.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)