Policia greke ka shkatërruar një grup trafikantësh që merrej me shpërndarjen e drogës, jo vetëm brenda territorit të shtetit helen por edhe në vendet e Bashkimit Europian. 20 persona janë arrestuar, 10 shtetas grek, 9 shtetas shqiptarë, mes të cilëve edhe një femër, si dhe një sirian. Gjithsej janë lëshuar 43 urdhër arreste.
Mes të arrestuarve grekë ndodhet edhe një pjesëtar aktiv i policisë, roli i të cilëve ishte të vinte në dijeni organozatën, mbi lëvizjet e shërbimit të ndjekjes kundër drogës.

Nga hetimet e policisë greke grupi ishte i përbërë nga tre nëngrupe të vogla që secili kishte një detyrë. Sipas mediave greke 36- vjeçari shqiptar Edmond Kotori ishte një nga drejtuesit, ndërsa jepte urdhra nga burgu i Grevenasë, ku po vuan dënimin. Një tjetër shqiptar i arrestuar është dhe shoku i Marian Kolës, Sandër Pemaj. Grupi i parë i drejtuar nga 36-vjeçari Edmond Kotori ishte aktiv në importimin e drogës në qendrën e paraburgimit në Koridallos.

Grupi i dytë i kryesuar po nga 36-vjeçari, ishte aktiv në importin e drogës nga Turqia dhe Shqipëria dhe shpërndarjen më pas në Athinë dhe në rajone të tjera të tjera të Greqisë dhe në vendet e Evropës Perëndimore.
I treti, me koordinatorë një 33-vjeçar shqiptar dhe një 25 vjeçar grek, ishte aktiv në importin e drogës nga Holanda, Turqia dhe Shqipëria dhe tregtimin e lëndës narkotike në rajonin e Athinës perëndimore. Policia ka deklaruar se vlera e drogës së trafikuar nga organizata e kalon shifrën tre milionë euro.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar:
• 1.795 kg kokainë
• 2.085 kg heroinë
• 7.864 kg kanabis
• Laborator për përpunimin e drogës
• dy pistoleta me tre karikatorë
• dy armë
• 91 fishekë
• dy shpata
• një dorezë bronzi
• një shkop prej druri
• 33.615 euro • 5.100 lekë shqiptare
• katër zinxhirë floriri
• një dollar amerikan
• gjashtë mjete
• një motor
• 61 celularë
• një tablet
• dy peshore elektronike
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com