Greqi, hetime për zhdukjen e
502 fëmijëve shqiptarë romë

Greqi, hetime për zhdukjen e<br />502 fëmijëve shqiptarë romë
ATHINE - Ministria greke e Drejtësisë u ka përcjellë organeve kompetente, policisë dhe drejtësisë kërkesën për hetimin e menjëhershëm dhe informimin në lidhje me zhdukjen pa lënë gjurmë të 502 fëmijëve shqiptarë romë, nga jetimorja dhe Instituti Shtetëror i Riintegrimit në Agia Varvara në Athinë.

Sikundër përmend ministri përkatës i drejtësisë, Haralambos Athanasiu, në një kërkesë me shkrim, e cila është çuar në parlamentin grek ka kërkuar të informohet hollësisht në lidhje me zhdukjen pa lënë gjurmë nga jetimorja shtetërore dhe Instituti i riedukimit i 502 fëmijëve roma me kombësi shqiptare.

Për këtë arsye ai ka kërkuar që të hapet edhe çështja penale për t’u gjetur e zbuluar të gjithë të implikuarit në këtë çështje të mprehtë. Gjithashtu ai ka kërkuar që të informohet se në çfarë stadi janë hetimet dhe se sa është thelluar hetimi, për t’u gjetur përgjegjësit e vërtetë.

Organizata të mbrojtjes së fëmijës dhe organizatat antiraciste shpesh herë kanë ngritur zërin dhe e kanë denoncuar Greqinë në lidhje me trajtimin që u bën fëmijëve të gjetur në rrugë, por edhe për faktin se ata fëmijë shpesh herë rrëmbehen nga tutorët e tyre, të cilët i marrin me dhunë edhe përpara syve të punonjësve shtetërorë të këtyre instituteve e jetimoreve.

Çështjen në fjalë e ka çuar në parlamentin grek deputetja e Demokracisë së Majtë (DIMAR), Maria Janakaki, e cila duke përmendur kritikat kundrejt Greqisë nga Komisioni dhe Observatori i OKB kundër torturave në 1 qershor 2012, ndërmjet të tjerash përmend:“Çështja e Agia Varvarës.

Komisioni ripërsërit shqetësimin e mëparshëm, e cila ka të bëjë me rastin e 502 nga 661 fëmijëve roma shqiptarë, të cilët janë mbledhur nga rruga dhe që sipas informacioneve janë zhdukur , pasi u vendosën në periudën 1998- 2002 në Institutin e riaftësimit e riintegrimit të fëmijëve në Agia Varvaa.

Veçanërisht shqetësohet për faktin se këto raste nuk janë hetuar fare nga rganet kompetente shtetërore greke”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara