Greqi, kapen 23 kg heroinë arrestohen një shqiptar dhe një turk

Greqi, kapen 23 kg heroinë arrestohen një shqiptar dhe një turk

Një shtetas shqiptar dhe një turk kanë përfunduar në pranga pasi atyre u është kapur mbi 23 kg heroinë, me origjinë nga Turqia, është kapur në Doganën e Selanikut. Mediet fqinje raportojnë se në pranga ka rënë një shtetas turk 50 vjeç dhe një shqiptar, 43 vjeç, të cilët dyshohet se janë anëtarë të bande ndërkombëtare të trafikut të heroinës.

Operacioni për arrestimin e tyre është kryer në autostradën Selanik-Athinë. 50-vjeçari ka transportuar me kamion ngarkesën ilegale, të cilën e ka importuar përmes Doganave të Kopshteve, në Evros.

Në parkun e makinave, afër daljes në Veria, turku është takuar me shqiptarin, i cili ka marrë dy çanta shpine që përmbanin gjithsej 23 pako heroinë, me peshë totale 23 kg dhe 126 gram.

Lëvizjet e tyre janë monitoruar nga policia, e cila ka ndërhyrë, duke ndaluar makinën e drejtuar nga shqiptari, të ngarkuar me drogë, ndërsa në të njëjtën kohë është arrestuar edhe i bashkëpunëtori i tij 50-vjeçar.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë