GREQI-Një gomone me një ton kanabis është sekuestruar nga roja bregdetare greke në afërsi të ishullit Kythira.
 
Gomonia është pikasur në jug të gadishullit të Peloponezit nga rojet bregdetare greke, ndërsa është ndjekur duke e bllokuar dhe sekuestruar drogën.
 
Sipas të dhënave të para nga mediat greke, referuar burimeve nga autoritetet lokale  një shqiptar është arrestuar lidhur me lëndën narkotike.
 
Kanabisi kishte si destinacion Athinën, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut.


dy.b/shqiptarja.com