SELANIK-Një grup i trafikut të kokainës dhe heroinës është goditur sot nga policia e Selanikut.
 
Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga policia helene është sekuestruar 1 kg 181 gram kokainë dhe 2kg 40 gram heroinë.
 
Gjithashtu në prangat e policisë kanë rënë 3 shqiptarë të moshës 33,39 dhe 45-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
 
Droga e kapur nga policia do të shitej për 100.000 euro.
 
Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve u sekuestruan edhe 59 gram kokaine, 1850 euro, 6 celulare, e 3 makina.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com