GREQI – Policia greke arrestoi një 38-vjeçar shqiptar pasi u gjet me 22 kilogramë kanabis sativa në makinën e tij. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua pasditen e djeshme në aksin kombëtar Kozani – Janinë duke udhëtuar me makinën e tij, ku dhe kishte fshehur lëndën narkotike.
Policia e Janinës sekuestroi drogën dhe makinën e 38-vjeçarit. Nga hetimet e policisë greke, mbi 38-vjeçarin shqiptar rëndon një akuzë, ajo e përfshirjes në një aktivitet të pastrimit të parave.
Tashmë, shtetasi shqiptar akuzohet edhe për trafik dhe kontrabandë të lëndëve narkotike pasi u kap me 22 kilogramë kanabis sativa.
/Shqiptarja.com