SELANIK - Vrasja e shqiptarit Kareli në burg ka shkaktuar “tërmet” në të gjithë sistemin grek të drejtësisë. Katër gardianë të burgut të Nigritas në Greqi, janë vënë në pranga për vrasjen e të dënuarit shqiptar Ilia (Ilir) Kareli. Ditën e sotme policia ka arrestuar tre gardianë, ndërsa është ekzekutuar urdhër-arresti edhe për Haris Konsolidis, shefin e rojeve të brendshme të burgut në Nigrita. Ky i fundit është shtruar në spitalin psikiatrik të Serresit, pasi ka pësuar tronditje nga orët e gjata të marrjes në pyetje.
Në mbrëmje ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Politikave Penale të Ministrisë greke të Drejtësisë, Marino Skandamis, i cili tha: “Ligji do të zbatohet dhe përgjegjësit do të vihen para përgjegjësisë. Rrethanat e vdekjes së Karelit ishin mizore, çnjerëzore dhe monstruoze nga punonjës që shkelin konceptin e sundimit të ligjit dhe abuzojnë me detyrën për të mbrojtur jetën e njeriut. Sjellje të tilla që shfaqen nga vitet më të errëta të historisë, do të marrin përgjigjen e tyre nga e Ministria e Drejtësisë dhe shteti”.
ORA 22:05 GARDIANET FSHINE GJURMET E KRIMIT NGA DHOMA E TORTURAVE
Mediat greke kanë publikuar mbrëmjen e sotme, pjesë nga raporti i Prokurorisë, në të cilën thuhet se gardianët që kanë goditur Ilia Karelin, kanë fshirë gjurmët e aktit që kanë kryer nga dhoma e torturave. Por, pas mbledhjes së provave nga hetuesit, kampioneve të ADN-së, ka rezultuar se Kareli ka qënë në atë qeli e po ashtu, edhe disa gardianë.
ORA 17:25 EKSPERTIZA: KARELI ISH RRAHUR PARA SE TË VRISTE; U TORTURUA JASHTË DHOMËS SË IZOLIMIT
Detaje të reja dalin në pah nga hetimet mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli në Greqi. Sipas ekspertizës, ai është rrahur në burgun e Malandrinos, 9 ditë para se të vriste gardianin grek. Pas vrasjes që kreu, ai u dhunua me shkop gome nga 5 gardianë rreth orës 16:00 të datës 25 mars në burgun e Nigritas.
Dhuna ndaj tij ka ndodhur para se ta vendosnin në dhomën e mbikqyrur me kamera, prej ku vdiq nga dhimbjet në kraharor. Hetimet e prokurorisë tashmë janë përqëndruar në atë që ka ndodhur në datat 25-27 mars 2014 deri në vdekjen e shqiptarit.
Sekretari i burgut të Nigritas ka thënë se ka parë filmimet: "Pashë me sytë e mi që gardianët e rrahën Karelin." Prokurorët që po hetojnë rastin kanë në dispozicion informacionin dhe deklaratat që tregojnë se Kareli është torturuar egërsisht për 3 ditë dhe netë. Fillimisht është rrahur nga oficerët e burgut në Malandrino, menjëherë pas vrasjes së gardianit George Tsironi. Tortura thuhet se ka vazhduar gjatë transferimit në burgun e Nigritas.
Sipas dëshmive, kamera në korridorin e burgut të Nigritas ka regjistruar faktin se në orën 16.00 të së enjtes së kaluar se gardianët e futën shqiptarin në një dhomë pa kamera sigurie. Gjysmë ore më pas në pamje shihen dy punonjësit, që e zvarrisnin jashtë qelisë Karelin e pavetëdijshëm.
Në dëshminë e oficerit të burgut të Nigritas, i cili e shoqëroi atë, thuhet se “gjatë kontrollit fizik paraprak gjeta se ishte goditur. Në 19.15 shkova në qelinë e tij dhe për fat të mirë kam pasur një aparat fotografik me të cilin regjistrova gjithçka . Unë nuk e kam goditur dhe ne s'e kishim një qëllim të tillë. As ndonjë i burgosur nuk e goditi atë. Ai nuk ankohej për dhimbje në trup, vetëm ishte pak i frikësuar”.
/Shqiptarja.com

Ish i dënuari: Në Nigrita ndodhin torturat më të egra