Greqi, këngëtari shqiptar Gentian
Llapaj arrestohet për trafik droge
Policia e Athinës, ka arrestuar Gentian Llanaj, pasi akuzohet se bënte pjesë në një organizatë kriminale që shpërndante lëndë narkotike.
ATHINË - Këngëtari i një prej grupeve rinore në Shqipëri është arrestuar në Greqi për shitje droge. Gentian Llanaj, mësohet se është ndaluar dy ditë më parë, gjatë një aksioni kundër një rrjeti që shiste lëndë narkotike. Llanaj mësohet se, është DJ në shtetin grek por njëkohësisht shpërndante dhe drogë.
Siç shkruan gossip-tv.gr, Llanaj bënte një jetë luksi në shtetin helen dhe pikërisht për këtë arsye ai është vënë nën hetim nga policia, në lidhje me të ardhurat e tij. Disa muaj më parë ai kishte qenë edhe pjesë e një koncerti të zhvilluar në Parthina me këngëtarë të njohur shqiptarë.
Policia gjatë hetimeve ka zbuluar se jeta luksoze e Llanajt, vinte për shkak të aktivitetit kriminal dhe jo të punës së tij si DJ. Për pothuajse një muaj agjentët e antidrogës së policisë së Atikës e kanë ndjekur atë pasi kishin informacione në lidhje me një grup shqiptarësh të cilët merreshin me shitje lëndësh narkotike të të gjitha llojeve, kryesisht në një zonë në veri të Athinës, ku ishin disa lokale për të rinj.
Këngëtari Gentian Llanaj është mbajtur në vëzhgim dhe gjatë ndjekjes policia ka zbuluar në një banesë kanë konfisfkuar, 1 kilogram e gjysmë kanabis me origjinë shqiptare, 162 gram heroinë dhe më shumë se 20 gram kokainë të pastër. Gjatë hetimeve është zbuluar se ata e shisnin, 17 euro për çdo gram heroinë, 75 euro për çdo gram kokainë dhe 5 euro për hashashin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
85.9%
-
Të gabuar
4.1%
-
S'më intereson
10%
Vota total: 1153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq
22 Korrik, 16:15
-
Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale
22 Korrik, 16:05
-
FOTO/ 2 muaj më parë sulmoi kompaninë Qefalia, por sot hesht! Këlliçi në stadium i shoqëruar nga Xhemal Qefalia e Sali Lushaj
22 Korrik, 16:04
-
VIDEO/ Firmosi në Turqi, Rey Manaj pritet si 'mbret' nga tifozët
22 Korrik, 16:00
-
10 orë telefonata të dielën pasdite dhe në mbrëmje! Kamala Harris raportohet se ka folur me Obamën dhe Clintonët
22 Korrik, 15:59
-
Kremlini: Kamala Harris, retorikë armiqësore ndaj Rusisë
22 Korrik, 15:51
-
Hetimi për koncensionet në shëndetësi, mjeku kirurg: Na u mohua marrja e seteve të vogla për urgjencën! Shkak kostoja e lartë
22 Korrik, 15:43
-
21 janari, Basha i kujton Metës akuzat për Berishën: Sot bën sikur e mbron, drejtësia ka shumë për të zbardhur
22 Korrik, 15:38
-
Conference League/ Hidhet shorti për turin e tretë, Egnatia e Partizani njohin rivalët e mundshëm
22 Korrik, 15:38
-
Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk
22 Korrik, 15:28
-
Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën? (VIDEO)
22 Korrik, 15:24
-
Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike
22 Korrik, 15:11