Një shqiptar në gjendje të dehurr ka tentuar të qëllojë kunatin e tij 37-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (15 Nëntor) në zonën e Lagadës në Greqi. Fatmirësisht nga të shtënat 37-vjeçari nuk ka mbetur i lënduar.
Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, 39-vjeçari ka tentuar t'i shpëtojë arrestimit duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e kishës së Epifanisë së Timiou Prodromos dhe Agia Anastasia Farmakolytria.
Pas veprimeve të koordinuara të policisë, ai u arrestua, pavarësisht rezistencës së fortë që bëri.
Arma e sekuestruar u raportua e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën më të gjerë të Lagadës dhe u zbulua se kishte fishekë të gatshëm për përdorim.