Greqi, Parlamenti miraton buxhetin e shtetit për 2015-ën

 /ATSH-ANSA/ - Me 155 vota pro, 134 kundër dhe me një abstenim nga 290 deputetë, parlamenti grek miratoi dje në mbrëmje vonë buxhetin e shtetit për vitin 2015.

Në favor votuan dy partitë që përbëjnë koalicionin "Demokracia e re" e kryeministrit, Antonis Samaras dhe PASOK-u e zëvendëskryeministrit, Evangjelos Venizelos.
Pas pak orësh, Greqia do të përballet me eurogrupin për të kërkuar një zgjidhje në negociatat mes qeverisë dhe trojkës (FMN - BE - BQE).

Debati parlamentar për buxhetin u shoqërua me një klimë tensioni dhe me një paqartësi politike të përbashkët në përballjen me donatorët ndërkombëtarë si edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të republikës, për të cilin opozita nuk jep konsensus me qëllimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Samaras deklaroi se ishte i bindur se buxheti do të miratohej, ndërkohë që akuzoi liderin e SYRIZA-s, Aleksis Cipras se kërkonte shkeljen e kushtetutës për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion