GREQI – Përplasje mes anarkistëve dhe policisë

ATHINË - Përplasje u regjistruan dje në mbrëmje me policinë në qendër të Athinës pas një manifestimi të lëvizjes anarkiste që i kërkon qeverisë së majtë radikale të anulojë disa dispozita penale të miratuara nga qeveritë e mëparshme, bënë të ditur burime policore.
Në fund të manifestimit, që mblodhi disa qindra persona, u regjistruan disa incidente mes policisë dhe disa dhjetëra personave që hodhën gurë dhe bomba molotov.
Përleshjet u lokalizuan menjëherë, siç ndodh shpesh, në rrugët rreth shkollës politeknike në mes të Exarcheias.
Lëvizja anarkiste greke ka rritur presionin këto javët e fundit kundër qeverisë së majtë radikale veçanërisht nëpërmjet pushtimit të ndërtesave publike apo të përhershme të partisë Syriza.
Protestuesit kërkojnë që qeveria, që ka depozituar një projektligj për mbylljen e burgjeve të sigurisë së lartë, të shkojë më tej duke hequr masat penale të gjykuara si "të sigurta" të marra nga qeveritë e mëparshme./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan