Greqi - Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar ditën e djeshme, për plagosjen e rëndë të një vendasi gjatë një sherri, ku nuk mungoi përdorimi i armës.
I riu akuzohet se shkaktoi lëndime të rënda trupore, duke e dëmtuar në sy kundërshtarin e tij, pasi e qëlloi me një pistoletë ajrore.
Autori u lokalizua gjatë orëve të mesnatës së djeshme në Volos nga forcat e Policisë, i cili udhëtonte me një makinë, shkruan Prothotema.
Pas një kontrolli në banesë të riut iu gjet një arsenal i tërë armësh të ftohta dhe drogë: 9 thika dhe një sasi kanabisi e papërpunuar, 5.14 gramë.
Komente










