Plantacion me kanabis në kufirin greko-shqiptar, asgjësohen rreth 2 mijë bimë (FOTO)

Plantacion me kanabis në kufirin greko-shqiptar, asgjësohen rreth 2 mijë bimë (FOTO)

Një plantacion i mbjell me kanabis është zbuluar sot nga Policia greke, i cili ishte ngritur në kufirin greko-shqiptar midis territorit të Bashkisë Filat dhe atij të Bashkisë Konispol.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një plantacion të mirëorganizuar me rezervuar të improvizuar uji dhe sistem ujitje.

Nga kontrollet janë asgjësuar në total 2451 bimë cannabis sativa. Nga këto 1252 kishin gjatësi nga 1.1 deri në 1.5 metra ndërsa 1199 në gota gati për mbjellje, ndërsa 762 bimë nga 1199 ishin të thara.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Epirit në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Filatit dhe Policinë e Igumenicës në një zonë pyjore në brezin kufitar.

Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar sende të përkohshme banimi si çadra, sende personale etj, si dhe mjete bujqësore.

Policia greke vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë çështje.

 

S.B/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi