GREQI- Mbi 58 kg marijuanë janë kapur dhe sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Gjatë operacionit të ndodhur në Kozani, policia sekuestroi 47 pako me 58 kg 280 gram marijuanë.

Makina e shqiptarëve

Në pranga ranë dy shqiptarë, shoferi 51-vjeçar i mjetit ku u kap droga dhe pasagjeri, 29-vjeç, i cili kishte hyrë ilegalisht në Greqi.

Në momentin e arrestimit, 29-vjeçari u tregoi policëve një pasaportë me një vulë të falsifikuar.

Përveç drogës në total gjithashtu u sekuestruan edhe 2 celularë me 2 karta SIM, 240 euro dhe 2500 lekë shqiptare.

Paratë dhe telefonat e sekuestruar