Greqi, prostitutat bëjnë 30 minuta
seks me çmimin e një sanduiçi

Greqi, prostitutat bëjnë 30 minuta<br />seks me çmimin e një sanduiçi
Një studim i kryer nga ‘The Independent’, ka dalë në përfundimin se prostitutat në Greqi, paguhen vetëm 2 euro për 30 minuta. Studimi u bazua në më shumë se 17,000 prostituta që operojnë në Greqi, ndërsa Greqia është në listën e vendeve me prostitucionin më të lirë në Europë.  

“Disa femra e bëjnë për një ëmbëlsirë, ose për një sanduiç që duan të hanë për të shuar urinë,” tha Gregory Laxos, profesor sociologjie në Universitetin Panteion në Athinë. “Të tjerë bëjnë seks për të paguar taksa, fatura, ose shpenzime urgjente si psh. të drogohen”, shtoi Laxos që udhëhoqi studimin 3-vjeçar.

Në fillimet e krizës ekonomike në Greqi, prostitutat paguheshin rreth 50 euro. Tani çmimi ka rënë ndjeshëm dhe shifrat nuk do të ndryshojnë. Çmimi i seksit ka rënë globalisht, pasi Interneti ofron gjithnjë e më shumë materiale me përmbajtje seksuale.

Çmimi mesatar standard, 180 euro për një orë marrëdhënie seksuale, ka rënë në mënyrë drastike, raporton gazeta. Prostitucioni është i ligjshëm në Greqi, por vetëm disa shtëpi publike janë të licensuara. 18,500 prostituta në Greqi, e ushtrojnë profesionin e tyre në rrugë.

Pjesa më e madhe e femrave në Greqi që praktikojnë prostitucionin janë nga mosha 17-20 vjeç. Ky studim erdhi menjëherë pas një lajmi të publikuar një muaj më parë, sipas të cilit një nënë greke e papunësuar, u shiste vajzën e saj 12-vjeçare për seks në këmbin të parave, një prifti dhe një pensionisti.
prostitucioni greqi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)