Sipas raportit, aktiviteti kriminal i mbi 200 bandave eshte shkaterruar nga policia, ndersa konstatohet se vazhdojne te veprojne shume banda mafioze, te cilat duken te pamundura per tu eleminuar.
Karakteristikë e profilit të dhunshëm që ka marrë tashmë krimi i organizuar në Greqi është përdorimi i armëve të zjarrit edhe në ato raste kur në të kaluarën nuk ishte e domosdoshme, si në trafikimin e emigrantëve, apo edhe në vjedhjet dhe grabitjet e banesave.
Në fillim të viteve ’90 elementet kriminale të ardhura kryesisht nga ish vendet e Bllokut Lindor, ish- BRSS dhe Shqipëria hynë me forcë në krimin e organizuar në Greqi, kryesisht në trafikun e femrave dhe të drogës, por edhe në “mbrojtjen” e bizneseve dhe vënien e gjobave biznesmenëve, të cilët kur nuk i bindeshin i rrëmbënin, ose i vrisnin.
Gjithsesi rolin kryesor e kishin grupet mafioze greke, të cilat nga mesi i dekadës së viteve ’90 e deri rreth vitit 2005, “pushtetin” në botën e krimit e ndanë me kriminelët shqiptarë e rusë.
Në raportin e policisë greke përshkruhen kategoritë bazë të krimit që lulëzojnë në Greqi si kontrabanda e lëndëve narkotike dhe e drogave të forta, vjedhja e metaleve nga kabllet elektrike, tregtia e foshnjeve, vjedhjet e grabitjet me armë zjarri dhe të tjera.
DROGA
Greqia përbën udhëkryqin e tre kontinenteve dhe këtë gjë e njeh mirë mafia e drogës. Karakteristike është që vetëm në vitin 2011 Policia Greke asgjesoi 64 banda kriminale dhe arrestoi 341 persona për çështje analoge.
Në raportin që u publikua në media përshkruhet rruga e drogës që kontrabandohet apo përfundon në Greqi. Heroina që hyn në Greqi dhe në BE vjen kryesisht nga Afganistani, nga kutransportohet nëpërmjet Turqisë apo vendeve ballkanike. Megjithatë dy vitet e fundit, është forcuar edhe “korridori i Detit të Zi”. Raporti thotë se “vdekja e bardhë” trafikohet nëpërmjet Gjeorgjisë, Ukrainës në Runami dhe më pas merr rrugën për në vendet Balltike dhe Europën Perëndimore.
Baronët e kokainës- gjithmonë sipas raportit të policisë, janë serbër dhe malazezët, të cilët kontrollojnë të ashtuquajturin “dealing”. Greqia përbën destinacionin tranzit, ndërsa Spanja dhe Portugalia janë vendet ku lënda narkotike hyn në BE. Megjithatë kokaina arrin në shumë raste drejtpërdrejt në tregun europian, nëpërmjet detit, në rrugë aeroporike, kryesisht e ambalazhuar në kuti me mallra të ligjshme.
Pastrimi i parave bëhet ose nëpërmjet bankave në Greqi, ose nëpërmjet firmave offshore, ndërkohë që shpesh herë paratë përdoren për blerjen e drejtpërdrejtë të pronave të patundshme dhe vilave luksoze, në zona të shtrenjta.
Përsa i përket traegimit dhe kontrabandës së hashashit, i cili paraqet rritje nga viti në vit, rolin kryesr e kanë bandat mafioze shqiptare. Karakteristike eshtë se në vitin 2010 në Greqiu konfiskuan 7.5 ton hashash, ndërsa vitin në vijim 13.5 ton marihuanë. Këto sasira hashashi transportohen nëpërmjet kufirit greko- shqiptar dhe shpërndahen në gjithë territorin grek.
Në grupet mafioze marrin pjesë edhe grekët, ndërsa në transportet dhe kontrabandën, nuk marrin pjesë liderët e bandave, të cilët, në këtë mënyrë i shmangen e i shpëtojnë arrestimit bandat vendase, të cilat kultivojnë dhe kontrabandojnë hashashin përbëhen prej të afërmve kryesisht dhe veprojnë jo vetëm në Greqi, por edhe në Holandë dhe Itali.
Tregtuesit e drogës në tregun grek, veç grekëve janë edhe afrikanët, afganët, kurdët dhe gjeorgjianët.
VJEDHJA E METALEVE PER SKRAP
Një fushë tjetër me shumë fitime për mafiozët është vjedhja e metaleve, kryesisht kabllove elektrike dhe të telefonisë, si edhe e shinave hekurudhore, të cilat më pas shiten për “skrap”. Ky fenomen ka marrë përmasa të mëdha me shtetin grek të pësojë dëme kolosale. Këtu veprojnë kryesisht grekët, ciganët, bullgarët, rumunët dhe pakistanezët.
TRAFIKIMI I FEMIJEVE
Të gjithë ata që merren kryesisht me këtë veprimtari mafioze të tregtimit të foshnjeve janë kryesisht bullgarë. Shfrytëzojnë gjendjen e keqe ekonomike të shumë familjeve, bindin gratë, të cilat janë bërë nëna për të shitur, ose edhe për të dhënë foshnjat e tyre. Më pas këto foshnja u shiten familjeve greke, të cilat nuk kanë mundësi të bëjnë fëmijë kundrejt shumave kolosale.
Vitet e fundit në këtë “biznes” kanë hyrë fuqishëm edhe bandat rumune.
TRAFIKIMI
Në të njëjtën kategori me tregtimin e foshnjeve përfshihet edhe ajo e tregtimit të “mishit të bardhë”, por edhe shfrytëzimi i femrave dhe i njerëzve të ndryshëm për të kryer punë të ndryshme të vështira dhe të papaguara, ose të paguara shumë keq.
Kryesisht janë qytetarë të vendeve të Europës Lindore, që kanë jetuar në kushte të varfërisë totale dhe vijnë në Greqi në kërkim të një jete më të mirë e dinjitoze. Bandat kriminale i “rekrutojnë” viktimat e tyre, i dërgojnë në Greqi dhe në vijim merren në dorëzim nga banda të tjera, të cilat i detyrojnë të punojnë për ta derisa të shlyhen “detyrimet” që viktimat kanë për ardhjennë Greqi.
Në tregtinë e “mishit të bardhë” vitet e fundit është shumë aktiv pjesëmarrja e bandave bullgare. Në shumë raste policia ka konstatuar se tutorët përdorin dhunë që të detyrojnë viktimat e tyre që të vijnë në kontakte seksuale me klientët. Shpeshherë një femër detyrohet të ketë deri në 90 apo 100 kontakte me meshkuj të ndryshëm brenda një dite. Dhe kjo nëpërmjet dhunës dhe drogimit.
Një fakt tjetër interesant është se femrat, të cilat dikur ishin viktima të trafficing, shpesh integrohen në bandat kriminale dhe shndërrohen vetë në tutore.
Bandat e shfrytëzimit të emigrantëve në punë kryesisht janë greke dhe bullgare, por vitet e fundit konstatohet një pjesëmarrje edhe më e madhe e grupeve mafioze nga Pakistani dhe Bandladeshi, apo India. Viktimat çohen të punojnë në kushte çnjerëzore dhe të jetojnë në kushte edhe më çnjerëzore. Viktimat janë të detyruara të paguajnë për ushqimin dhe fjetjen, ndërkohë që detyrohen të punojnë për orë të tera pa u paguar.
VJEDHJET E GRABITJET
Një vend të posaçëm në raportin e policisë zënë vjedhjet e grabitjet e armatosura. Vërehet një shmangie e interesit të bandave kriminale nga vjedhjet e grabitjet e bankave dhe sektorëve publikë drejt pasurive private (banesa, dyqane, etj).
Në vitin 2010 u kryen 431 vjedhje në oblekte të ruajtura, ndërsa në vitin 2011 u zvogëluan në 190. Vjedhjet e grabitjet në pronat private në vitin 2010 ishin 1143, ndërsa në vitin 2011 ishin 1.938.
Duhet shënuar se bandat, të cilat kryen vjedhje e grabitje të armatosura nuk janë të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar. Përjashtim përbën banda e famshme “Panterat Rozë”, në të cilën marrin jesë grekë, serbë, kroatë dhe kriminelë malazezë.
Karakteristikë e këtyre bandave është edhe përdorimi i dhunë dhe përdorimi i armëve, në mënyrë që vjedhjet e grabitjet e tyre të përfundojnë me sukses. Nuk ngurrojnë aspak të vrasin njerëz të pafajshëm edhe për pak euro. Shpesh herë në këto banda rol kryesor kanë shqiptarët, të cilët konsiderohen nga policia së bashku me serbët, gjeorgjianët dhe rusët, por edhe me afganët dhe kurdët si të pamëshirshëm.
Në vitin 2011 policia greke asgjesoi 127 banda të tilla vjedhësish.
(ad.ti/shqiptarja.com)