GreqiGjendja shëndetësore e 2-vjeçares shqiptare që ra pak ditë më parë në shatërvanin e Kalitheas në Greqi, po vjen drejt përmirësimit.

Kreu i spitalit, POEDIN , Michalis Giannakos, u shpreh se shëndeti i vajzës së vogël që ra në një shatërvan në Kallithea po vjen duke u përmirësuar.

“Vogëlushja që u nxor nga shatërvani në Kallithea duket se po fiton betejën për jetën dhe ka optimizëm për shërimin e saj të plotë, siç raporton Giannakos, duke vënë në dukje  se truri i saj ishte pa oksigjen për një kohë të gjatë”, shkruan Protothema.

Për incidentin, policia arrestoi babanë shqiptar, një 26-vjeçar dhe mori nën hetim nënën 23-vjeçare, pasi duhet ta kishin nën kujdes fëmijën për shkak të moshës, por edhe për faktin se fillimisht gënjyen mjekët, duke thënë se vogëlushja ishte 5 vjeçe.

Sipas dëshmitarëve, vajza u mbyt dhe ishte pa shenja jete, teksa me CPR (ndërhyrjen e shpejtë) u bë ringjallja e saj dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital.