GREQI - Ashtu siç pritej kryeministri Grek Antonis Samaras, ka mundur të fitojë votëbesimin në parlament, duke i dhënë kështu fund spekulimeve se në vend duhet të zhvilloheshin menjëherë zgjedhje të parakohshme.
Qeveria Greke fitoi votimin me shumicën prej 155 deputetësh, ndërsa 131 deputetë të tjerë votuan kundër. Pas mbajtjes së votimit Samaras deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2016-të, atëherë kur dhe janë planifikuar.
“Interesat e vendit qëndrojnë në stabilitetin e tij, jo në zgjedhje të pafundme, apo në rrezikun e mosqeverisjes,” ka thënë ai.
Nëpërmjet këti votimi Samaras kërkoi të tregonte se koalicioni qeverisës Grek është i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë të ndërmarrë reforma ekonomike. Ai gjithashtu kërkon më tepër kohë për të bindur deputetët e pavarur të mbështesnin qeverinë e tij në parlament në shkurt kur asambleja të zgjedhë presidentin e ri, çka do të jetë një sprovë e vërtetë për koalicionin e drejtuar nga Samaras për të arritur 180 mbështetës.
Para votimit për votëvbesimin Tsipras përsëriti thirrjen e tij për zgjedhje të parakohshme:
"Ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme, sepse duam të ndryshojmë Greqinë, duam të zëvendësojmë degradimin e vendit dhe popullit me një program qeverisës shpresëdhënës dhe të drejtë.
Ndërsa deputetët votonin, mjaft qytetarë protestonin në ambientet e jashtme të parlamentit kundër masave të qeverisë për shkurtimet e punonjësve, duke kërkuar që ajo të japë dorëheqjen.
Redaksi a Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Bograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32