ATHINË - Dy shqiptarë dhe një grek, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për shpërndarje lëndësh narkotike. Siç bëhet e ditur, dy shqiptarët të moshës 39 dhe 38 vjeç dhe greku 32-vjeçar, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë shitur lëndë narkotike kokainë në sasi të mëdha në rajonin e Atikës, në Athinë, Greqi.
Kokaina shpërndahej me një makinë taksi, pasi trafikantët binin dakord me blerësit. Aktiviteti me taksi përdorej si mbulim nga të arrestuarit të cilët lëviznin në rrugë të ndryshme të Athinës.
Policia fillimisht kishte marrë informacione për banesën ku dyshohej se fshihej lënda narkotike dhe më pas ka zbuluar edhe tre personat. Të arrestuarit ndodhen në Policinë e Atikës.
Gjatë arrestimeve janë sekuestruar:
623 gramë kokainë
11 gramë kanabis sativa
Një peshore elektronike
7 telefona celularë
12.660 euro
Redaksia online
(ac/sg./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com