ATHINE - Τë paktën 11 të burgosur në burgun e Koridhalosë në Athinë janë plagosur si pasojë e përleshjeve për arsye ende të panjohura. Trazirat kanë filluar në mëngjesin e ditës së dielës në Sektorin 4, ndërmjet të burgosurve shqiptarë e kurdë, gjë që solli si pasojë plagosjen e një të burgosuri.
Gjakrat duket se janë qetësuar pas ndërhyrjes së gardianëve, por tani vonë në pasdite ka pasur përleshje të reja në sektorët 3 dhe 4, me rezultat plagosjen e 10 të burgosurve të tjerë, kombësia e të cilëve ende nuk dihet.
Sipas informatave paraprake të burgosurit përleshën për shkaqe te paditura me sende të mprehta e të forta. Shtatë nga të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalin e burgut, ndërkohë që tre pritet të kurohen në spitalet e Athinës, pasi kanë marrë plagë të rënda.
Pas ndërhyrjes së Policisë të burgosurit janë kthyer në qelitë e tyre, ndërkohë që në burg ka shkuar prokurori për hetimin e çështjes dhe është kërkuar që të ndahen e trajtohen veçan të burgosurit me kombësi shqiptare nga kurdët dhe përgjithësisht arabët e aziatikët.
Redaksia online
(j.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com