GREQI - Policia ka shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe grekë që trafikonte kokainë dhe marijuanë në qytetin e Patras.
Bëhet fjalë për 5 persona të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim. Në mesin e të arrestuarve janë dy shqiptarë të moshës 21 vjeç dhe 23 vjeç, ky i fundit ndodhet në burgun e Patras ku vuan një dënim të mëparshëm për drogë. Kurse tre të arrestuarit e tjerë janë grekë të moshës 19 vjeç, 27 vjeç dhe 34 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, një shqiptar 27-vjeçar dhe një shtetas grek 30 vjeç.

Mësohet se banda kriminale drejtohej nga shqiptari 23 vjeç që ndodhet në burgun e Patras, por rol kryesor kanë pasur edhe dy shqiptarët e tjerë. Sipas burimeve të mediave greke, raportohet se ishin pikërisht shqiptarët që mbanin peshën kryesore për transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi, ndërkohë që shtetasit grekë merreshin me shpërndarjen e dozave të kokainës dhe kanabisit në tregun e Patras.

Mësohet se lënda narkotike shitej kryesisht tek të rinjtë. Sipas informacioneve të policisë, organizata kriminale kishte filluar aktivitetin e saj që prej nëntorit të vitit 2014. Në përfundim të operacionit, policia sekuestroi disa doza kokaine, kanabis sativa, 2 pistoleta, një shumë parash prej 2185 Euro dhe disa telefona celularë. Ndërkohë që policia helene nuk ka bërë të ditur emrat e anëtarëve të bandës shqiptaro – greke për shkak të hetimeve dhe po punohet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO