ATHINE-Një i ri shqiptar është goditur me thikë disa herë nga tre persona, të cilët tentuan që t’i rrëmbenin edhe të dashurën. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në kryeqytetin grek. Shqiptari ishte duke ecur në rrugë me të dashurën, kur u sulmua nga tre persona të maskuar.
/Shqiptarja.com
Më pas agresorët tentuan që të fusnin në makinë të dashurën e tij për ta rrëmbyer, por dështuan. Njëri nga autorët është arrestuar dhe dyshohet se është shqiptar me precedent penal për vjedhje dhe plagosje. Ai u kap nga policia, pasi ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg stacionit. Në kërkim janë dy të tjerët. Shqiptari ndodhet në spital në gjendje të rëndë nga goditjet me thikë që mori.
d.b/shqiptarja.com










