GREQI-Një shqiptar me pasaportë spanjolle 38-vjeç është arrestuar në portin e Igumenicës, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën dhe sekuestruar në makinë mbi 6 kg heroinë.
Droga ishte fshehur në një makinë tip “Mercedes-Benz”, ndërsa ishte ndarë në 14 pako.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk zbulohet nga grekët, ishte nisur për të shkuar në Itali, por qeni i policisë “Lesi” i ndërpreu udhëtimin në mes duke i zbuluar heroinën.
Heroina dhe makina e bllokuar
Komento