Pas zjarrit që ra në makinat e parkuara në oborrin e një shtëpie në Linoperamat, Bashkia Malevizi në Heraklion të Greqisë fundjavën e kaluar (e shtuna e 31 Gushtit), fshihet një grua.
Nga hetimet paraprake nga Shërbimi Zjarrfikës, rezultoi se zjarrin në mjet e kishte vënë ish-partnerja e pronarit, një 54-vjeçare nga Shqipëria, emri i të cilës nuk u publikua.
Makina që ka marrë flakë dhe ka pësuar dëme të rënda materiale, teksa rezulton në pronësi të një pakistanezi, raporton “Protothema”, por pa dhënë detaje të tjera rreth shkaqeve apo dinamikës.
Flakët dëmtuan edhe një tjetër mjet të parkuar aty pranë, në pronësi të një gruaje vendase.
54-vjeçarja u arrestua nga Policia dhe iu referua drejtësisë për veprën penale të zjarrvënies, teksa paraprakisht dyshohet se motiv ka qenë xhelozia dhe konfliktet pas ndarjes, duke vepruar në shenjë hakmarrjeje.