Raporti i DASH për terrorizmin, ministri i Brendshëm: Vlerësim dhe inkurajim në luftën e përbashkët! Do vijojmë të mbështesim forcimin e sigurisë

Raporti i DASH për terrorizmin, ministri i Brendshëm: Vlerësim dhe inkurajim në luftën e përbashkët! Do vijojmë të mbështesim forcimin e sigurisë

Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi ka vlerësuar raportin e DASH në lidhje me terrorizmin në vendin tonë, ku thotë se është inkurajuar në luftën e përbashkët. Si ministër i Brendshëm, shkruan Çuçi në një postim në Twitter, do të vijojë që të mbështesë më tej sigurinë kufitare, proceset e verifikimit, shkëmbimit të informacionit mbi hyrje daljet si dhe dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë.

'Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin. Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë! Faleminderit agjencive amerikane për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.'- shkruan Çuçi.

Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre shënuan përparime të mëdha e të rëndësishme kundër organizatave terroriste, por, kërcënimi nga terrorizmi është bërë më i shpërndarë gjeografikisht në rajone anembanë botës.

Në pjesën për Shqipërinë thuhej se vendi vazhdon mbështetjen e fuqishme të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2020 dhe kontribuoi në Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in. Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri përfshinë luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet e simpatizantëve të ISIS-it për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë, si dhe aktiviteti i sponsorizuar nga Irani drejtuar kryesisht kundër grupit opozitar iranian Mujahedeen-e-Khalq (MEK), pjesëtarët e të cilit janë të strehuar në Shqipëri. Nuk ka pasur asnjë incident terrorist të raportuar në Shqipëri në vitin 2020, thuhet në raport.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë