GREQI – Një krim brenda një familje shqiptare ka ndodhur në qytetin verior të Janinës pasditen e së shtunës rreth orës 19:30. Një shqiptare 46 vjeç qëlloi me thikë bashkëshortin e saj 52-vjeçar në banesën e tyre. Çifti është me origjinë nga Gjirokastra dhe ka 3 fëmijë.
Policia arrestoi gruan 46-vjeçare si autore të vrasjes, e cila fillimisht mohoi ngjarjen. Gjatë dëshmive paraprake para hetuesve, gruaja tha se ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte gjetur bashkëshortin e saj të vdekur.
Më pas, ajo pranoi krimin duke deklaruar se ngjarja ndodhi pas një debati mes saj dhe 52-vjeçarit.
Gjatë debateve, autorja qëlloi me thikë në zemër bashkëshortin e saj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas edhe dëshmisë para prokurorëve, ajo u shpreh se “burri ishte shumë i dhunshëm”.
Identiteti i viktimës dhe autores nuk është bërë i ditur, kurse sipas policisë greke, 46-vjeçarja shqiptare u përpoq të fshihte provat e krimit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com